Në Maqedoninë e Veriut në grupin e të papunëve dominojnë burrat, ashtu që 61.4 përqind e numrit të përgjithshëm te personat e papunë janë burra, ndërsa 38.6 janë gra, transmeton Portalb.mk.
“Pjesëmarrja e punësimit joformal është në rritje. Numri i personave të punësuar në mënyrë joformale është 94 847, që është 11.5% më shumë se në vitin paraprak. Pjesa më e madhe e personave të punësuar joformalisht, 48.5%, është në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, ndërsa 17.1% në sektorin e Ndërtimtarisë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut regjistron 796 mijë persona te popullsia aktive, ashtu që 704 mijë janë të punësuar, ndërsa 91 mijë të papunë.
Në grupin e të punësuarve, 57.6 përqind e të punësuarve janë burra, ndërsa 42.4 përqind janë gra.
Krahasuar me vitin 2024, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 u regjistrua ulje e numrit të personave të papunë për 6.6 përqind.

