Në Maqedoninë e Veriut 37,5 për qind e deputetëve janë gra

2 Min. Leximi

Në vitin 2025, gratë mbanin 33,6% të vendeve në parlamentet kombëtare në të gjithë Bashkimin Evropian, që paraqet një rritje prej 5,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015. Në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, 37,5 për qind e deputetëve janë gra, që është një rritje prej 3,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Pjesëmarrjen më të madhe të grave në parlamentet e tyre e kanë Finlanda (46,0%), Suedia (44,8%) dhe Danimarka (44,7%), ndërsa Qipro (14,3%), Hungaria (15,6%) dhe Rumania (22,0%) kanë përqindjen më të ulët.

Krahasuar me vitin 2015, të gjitha vendet e BE-së kanë shënuar rritje të përqindjes së grave deputete, përveç Gjermanisë, ku është regjistruar rënie (-3,5 pikë përqindjeje). Ndër vendet e BE-së ku është rritur pjesëmarrja e grave në parlament, në katër prej tyre rritja është mbi 10 pikë përqindjeje: Latvia (+19,0), Malta (+14,8), Franca (+10,9) dhe Çekia (+10,6).

Gratë gjithashtu mbajnë 31,9% të vendeve në qeveritë kombëtare, që është një rritje prej 4,2 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015. Në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, gratë përfaqësohen me 12,5%, që është një rritje prej 2,5 përqind krahasuar me vitin 2015.

Pjesëmarrja e grave në qeveri është më e larta në Finlandë (60,0%). Barazi është arritur në Suedi (50,0%), ndërsa në France pothuajse gjysma e anëtarëve të qeverisë kombëtare janë gra (48,6%).

Në të kundërt, Hungaria nuk ka asnjë grua në qeverinë e saj kombëtare, ndërsa Rumania ka vetëm 10,5%, dhe Çekia 11,8%.

Në shumicën e vendeve të BE-së, pjesëmarrja e grave në qeveritë kombëtare është rritur që nga viti 2015. Finland ka shënuar rritjen më të madhe (+26,7 pikë përqindjeje), e ndjekur nga Lituania (+20,4) dhe Estonia (+17,5). Ulje janë regjistruar në gjashtë vende të BE-së: Rumania (-24,5), Sllovenia (-7,7), Çekia (-5,8), Holanda (-4,2), Belgjika (-1,1) dhe Polonia (-0,8).

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull