Në 8 vitet e fundit 238 shqiptarë marrin titullin “Doktor Shkencash” në Universitetet e Maqedonisë së Veriut

1 Min. Leximi

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, vetëm në tetë vitet e fundit, 238 shqiptarë kanë arritur titullin akademik “Doktor Shkencash” në universitetet e Maqedonisë së Veriut. Nga këta, 114 ose gati gjysma, janë diplomuar në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”, i cili ka rangun më të lartë sipas listës së Shangait ndër universitetet në vend.

Sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzadi, thekson se kjo rritje e intelektualëve shqiptarë që kanë përfunduar studimet e doktoraturës në universitetet më të njohura vendase është një arritje e rëndësishme për komunitetin. Nevzadi nënvizon se duhet krijuar kushte të përshtatshme për të zhvilluar hulumtimin shkencor të këtij grupi intelektualësh.

- Advertisement -

“Nëse dikush ua ka mbyllur dyert këtyre intelektualëve dhe heziton t’i përfshijë në dhënien e kontributit të tyre të çmuar në hulumtimin shkencor, atëherë do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për të mbështetur këtë strukturë akademike, e cila është pjesë e rëndësishme e komunitetit që përfaqësojmë,” theksoi Nevzadi.

Në vazhdim, sekretari i Çairit publikoi edhe një tabelë me të dhëna zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikës, për të ilustruar rritjen e kësaj strukture akademike në Maqedoninë e Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull