Në 31 komuna, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë

2 Min. Leximi

Në 31 komuna, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë zgjedhor. Në zgjedhjet e djeshme lokale, në 44 komuna u zgjodhën kryetarë komunash në raundin e parë, ndërsa në tri komuna raundi i parë do të përsëritet për shkak të censusit të pamjaftueshëm. Situata është e paqartë për Komunën e Gostivarit kurse Staro Nagoriçan kandidati i VMRO-DPMNE-së që është në përparësi ka fituar 50% të votave dhe i duhet një votë për të konfirmuar fitore në rrethin e parë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor kryetarë komunash në rrethin e parë u zgjodhën në Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbincë, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelino, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë. Komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i votimit janë Aerodrom, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogila, Negotin, Probishtip, Rankovcë, Çeshinovë-Oblisheva, Bogovinë, Dibër, Dollnen, Tetovë, Krushevë, Llozovë, Rosoman, Qendër, Çuçer Sandevë, Strugë, Shuto Orizar, Kumanovë dhe Studeniçan. Përsëritja e zgjedhjeve për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm do të zhvillohet në Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull