Këtë vit shkollor do të zbatohet një metodologjie e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, e cila synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe një shpërndarje më të drejtë të mjeteve financiare për shkollat. Me këto reforma përfshihen ndryshime të thella në mënyrën e llogaritjes së bllok granteve që komunat marrin për të organizuar arsimin në territoret e tyre.
Sipas Ministres se Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok granteve ishte i nevojshëm, sepse ato ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim. Aktualisht, sipas ministres, 90% e mjeteve të cilat i marrin komunat përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70%.
Sipas Janevskës, kjo reformë konsiderohet si një hap strategjik drejt ndërtimit të një
“Komponenti bazë do të mbulojë koston standarde për nxënës, të cilën e kemi përcaktuar të jetë 112,747 denarë në vit. Kjo përfshin pagat dhe kontributet e punonjësve, zhvillimin e tyre profesional dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollës.
Ky komponent merr parasysh nivelin e zhvillimit të shkollave, i cili llogaritet me një koeficient që varion nga 0.75 deri në 2.55. Kështu, shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, ndërsa shkollat më pak të zhvilluara, në përputhje me normën e përcaktuar për ambientet dhe pajisjet, do të marrin një shumë më të madhe, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të tyre”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Leslie Miller, tha se kjo reformë përfaqëson një ndryshim strategjik drejt ndërtimit të një sistemi arsimor më efikas dhe gjithëpërfshirës.
“Metodologjia e re do t’i ndihmojë shkollat t’u përgjigjen më mirë nevojave të ndryshme të nxënësve përmes mbështetjes shtesë për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, atyre që mësojnë në gjuhët e komuniteteve më të vogla etnike dhe atyre që vijnë nga familje me rrezik social”, u shpreh Leslie Miller, Përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV.
Kjo metodologji është hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me UNICEF-in, Bankën Botërore, Ambasadën Zvicerane, BNJVL, Shoqata ZMAI dhe pushtetin lokal. Kjo metodologji pritet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2026. /Alsat/