Ndërron jetë babai i Ilir Metës

1 Min. Leximi

Ka vdekur ditën e sotme babai i Ilir Metës.

Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.

Sipas Top Channel, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.

Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull