Ndahet nga jeta atdhetari Osman Afizi – një jetë në shërbim të kombit

1 Min. Leximi

Para disa ditësh është ndarë nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut – një figurë që megjithëse fliste pak për veten, kishte bërë shumë për kombin.

Osmani vinte nga një familje me rrënjë të thella atdhedashurie, ku përkushtimi ndaj çështjes shqiptare trashëgohej brez pas brezi. Edhe vetë ai ishte një hallkë e fortë në këtë zinxhir të pavdekshëm patriotizmi, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përkushtuar për çështjet kombëtare, pa kërkuar kurrë vëmendje apo lavdi personale.
Ndarja nga jeta e Osman Afizit është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por për të gjithë ata që njohën kontributin e tij të heshtur, por të palëkundur në mbrojtje të interesave kombëtare.

- Advertisement -

Ngushëllime të sinqerta familjes Afizi dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan këtë figurë të përkushtuar të Karadakut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull