Chicago ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 128-123 ndaj Atlanta.
Ndeshje me rivalitet, ku 8 lojtarë të Chicago realizuan mbi 10 pikë.
Skuadra e Bulls nuk ka asnjë humbje deri tani, duke i fituar të trija takimet e luajtura.
Edhe Philadelphia nuk ka asnjë humbje në Lindje, duke mposhtur s 136-124 Orlando. Tyrese Maxey me 43 pikë ishte lider në fushë për vendasit.
Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe Cleveland, që falë 35 pikëve të Mitchell mundi 116-95 Detroit.
Në Perëndim, sezon me hope deri tani për Lakers, që u mundën 122-108 në fushën e tyre nga Portland.
Tri lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Reaves për kalifornianët.
Fiton skuadra e Golden State, që mundi 131-118 Memphis, sfidë ku u dallua Cuminga me 25 pikë.
Kampionët e Oklahoma fituan 101-94 në fushën e Dallas, ku protagonist ishte Shai me 23 pikë. Ata ndajnë kreun e renditjes në Perëndim bashkë me San Antonio, që triumfoi 121-103 ndaj Toronto (Wenbanyama 24 pikë e 15 rebound).
Fitoren e parë sezonale korri Boston, që mundi 122-90 New Orleans (Simons 25 pikë).

