Rijaseti i BFI-së
Reis Ulema hafiz Shaqir ef. Fetahu
Lënda: Informim
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 02.02.2024 (e premte) me anëtarët e Muftinisë: 1. Qani Nesimi, 2. Namik Xhaferi, 3. Jonus Husejni, 4. Sefer Ziberi, 5. Amdiarfi Xhemi, 6. Shafi Ajdini, 7. Avdiraim Murati, 8. Besim Memedi, 9. Alimurat Ismaili, solli këto vendime:
A) Vendimet tuaja me nr. 02-73, 02-74, 31.01.2024 me të cilin shkarkoni nda detyra dy të punësuarit e Muftinisë së Tetovës (z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqiri), i konsiderojmë joligjorë dhe jokushtetues, gjithmonë bazuar në nenin 31 pika 8 dhe neni 57 të Kushtetutës së BFI-së të RMV-së.
B) Arsyetimi i vendimeve të sjellura nuk korrespondon me faktet, dhe atë:
1. Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës, nuk ka asnjë propozim drejtuar Organeve të BFI-së të RMV-së (Rijaset apo Reis Ulemasë), për të ndërmarrë një veprim për shkarkimin e z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqirit. Për Muftininë e Tetovës vendimi i Reisit për shkarkim të tyre konsiderohet antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm.
2. Arsyet e përcaktuara që ju përmendni në shkarkimin e z. Xhemali Sejdija dhe z. Shaban Shaqiri (dhuna, cenimi fizik, përdorimi i revoles, etj.) nuk janë të vërteta. Nëse ju dyshoni, në saktësinë e argumenteve tona, Muftinia e Tetovës ua ofron edhe video materialin komplet, për të vërtetuar se si është zhvilluar i tërë skenari i përgatitur nga i ashtuquajturi UD Mufti Dr. Selver Xhemaili, më 31.01.2024, para dyerve të Muftinisë së Tetovës, i cili material tash më, me kërkesë zyrtare të MPB-së, është përcjellë në Ministrinë e punëve të Brendshme-SPB Tetovë.
3. Kërkojmë nga Reis Ulema i BFI-së të RMV-së, Hafiz Shaqir ef. Fetai, që në afatin e paraparë ligjorë t’i shpallë të pavlefshëm vendimet me nr. 02-73, 02-74, 31.01.2024.
4. Ne tërë materialin dokumentues e procesuojmë në organet kompetente (prokurori dhe gjykatë) dhe po ngrejmë padi për organizatorët dhe ata përreth që i ndihmuan të keqes, për të terrorizuar institucionin e shenjtë të muslimanëve-Muftininë e Tetovës.
C) Myftinia e Tetovës (anëtarët e Muftinisë) nga Reis Ulemaja kërkojnë shkarkimin e Beqir Mehmetit dhe Taxhudin Hamidit, pasi të dy e kanë tradhtuar dhe dhunuar Muftininë e Tetovës.
P.S
Për Muftininë e Tetovës, Ligjshmëria dhe Kushtetutshmëria mbeten postulate kryesore në sjelljen e vendimeve.