Mustafa Dauti dhe VLEN shkrijnë barrierat, 21 shqiptarë të punësuar në Doganë!

1 Min. Leximi

Me krenari të madhe dhe në shenjë triumfi, VLEN shpall një arritje të jashtëzakonshme që dëshmon fuqinë dhe vendosmërinë tonë për drejtësi dhe barazi reale! Sot, Dogana e Maqedonisë së Veriut ka bërë një hap historik duke realizuar 21 punësime të reja (të gjithë shqiptarë), duke shkruar kështu një faqe të re në historinë e përfaqësimit shqiptar në institucionet shtetërore!

Ky sukses i jashtëzakonshëm është fryt i punës së palodhur dhe profesionalizmit të zëvendësdrejtorit Mustafa Dauti, i cili ka qenë motor kyç në këtë proces transformues dhe garantues i meritokracisë dhe transparencës.

- Advertisement -

VLEN vazhdon të tregojë se me punë të palodhshme dhe vendosmëri të hekurt, po shkatërrojmë muret e padrejtësive dhe po hapim rrugë për një administratë moderne, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo shqiptar gjen vendin e vet me dinjitet!

Ky është vetëm fillimi i një revolucioni të madh në institucionet tona publike dhe VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i fuqishëm i ndryshimit real dhe pozitiv për të gjithë qytetarët!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull