Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar rastin e kthimit në punë të personelit mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
Ai ka paralajmëruar se në këtë institucion do të punësohen 39 persona me vendime të përhershëm pune.
“ Unë nuk po dua të futem në detaje. Por të gjitha këto e demantojnë atë çfarë e thotë BDI-ja. Para një viti, gjegjësisht para Vitit të Ri, nëntor-dhjetor nëse nuk gaboj, kur nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë për shkak të respektimit gjegjësisht mos respektimit të ligjeve nga pushteti i kaluar, në aspektin e votave janë manipuluar 29 të punësuar atje dhe kanë punuar me kontrata në formë jashtë ligjore. Ne sot kemi marr vendim dhe të gjithë ata njerëz kanë kontrata dhe me kontribute të paguara dhe me sistem ligjor. Të punësuar që i kemi kthyer në punë. Plus kësaj, edhe të gjithë këta të cilët tash janë punësuar 29 dhe unë po paralajmëroj se do të jetë 39 numri i të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, të gjithë këto pastaj do të kanë vendime për marrëdhënie të rregullta pune”, deklaroi Murtezi.
Murtezi: Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë do të punësohen 39 personel mjekësor me vendime pune

Ndani këtë artikull