Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se pasditen e sotme ka zhvilluar një takim produktiv me z. Oberhuber nga organizata gjermane GIZ, një nga partnerët më të rëndësishëm zhvillimorë në vend.
Sipas ministrit, bisedimet u përqendruan në mundësi të reja për bashkëpunim, përforcimin e institucioneve dhe projektet që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe avancimin e reformave.
“Diskutuam për mundësi të reja për bashkëpunim, përforcimin e institucioneve dhe projekte të cilat drejtëpërdrejtë do të kontribuojnë për shërbime më efikase dhe progres më të shpejtë të reformave”, theksoi Murtezani.
Ai shtoi se partneriteti me GIZ mbetet kyç në mbështetjen e agjendës evropiane të vendit dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

