Murtezani: Zhvillimi i një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike

4 Min. Leximi

Jam i bindur që shkëmbimi i sotëm i mendimeve do të na përafrojë drejt krijimit të  mekanizmit të mirëorganizuar, të besueshëm dhe efikas për skriningun –  mekanizëm i cili do të përforcojë rrugën tonë drejt BE-së, si dhe sigurinë tonë nacionale ekonomike, tha ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani në hapjen e punëtorisë dyditore me temë: “Aspektet kyçe në zhvillimin e mekanizmit të ri për skriningun  e investimeve të huaja të drejëpërdrejta në Maqedoninë e Veriut”, e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Ngjarja është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së tregtisë të SHBA-së përmes Programit për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), në koordinim me Departamentin e Shtetit, Ministrinë e financave të SHBA-së dhe Ambasadën Amerikane në Shkup, ndërsa marrin pjesë edhe ekspertë nga Çekia dhe Rumania.

- Advertisement -

“Kjo punëtori po ndodh  në kohën e duhur Aktualisht po punojmë në përgatitjen e mekanizmit  nacional për skriningun e investimeve të drejëpërdrejta të huaja (IDH), e cila është  përpjekje kyçe politike dhe juridike për vendin tonë. Pas vendimit të fundit të Qeverisë për ripërtrijen e mandatit, ndihem krenar që e udhëheq këtë proces në cilësinë e Ministërit për Çështje Evropiane. Sërish e aktivizuam në  grupin ndërinstitucional të punës, dhe sot disa prej anëtarëve të tij janë prezentë. Në kuadër të kësaj strukture, një grup më e vogël tashmë ka filluar punën në përpilimin e versionit të parë të ligjit”, tha Murtezani dhe shtoi se përvoja e Çekisë dhe Rumanisë  si vende-anëtare të BE-së me mekanizma funksionalë tashmë të vendosur për skrining do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit.

Kjo, shtoi, nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike për të mbrojtur interesat kombëtare dhe potencialin e investimeve të vendit.

“Qëllimi ynë është të krijojmë mekanizëm që në të njëjtën kohë do të mbrojë interesat nacionale, i cili do të jetë në harmonzim me rregullat dhe pritshmëritë e BE-së, ndërsa më pas të sigurojë që Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për investime të huaja të qëndrueshme dhe produktive”, theksoi Murtezani.

- Advertisement -

Këto aktivitete, siç tha, janë gjithashtu ngushtë të lidhura me procesin tonë të aderimit në BE.

“Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të tij për klasterin 6 – Marrëdhënie të Jashtme, e thekson qartë se skriningu i investimeve të huaja të drejëpërdrejta është  detyrë e domosdoshme. Porosia nga Brukseli është e qartë: të gjitha vendet kandidate duhet të zhvillojnë sisteme efikase për identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve të lidhura me investime të huaja strategjike ose të ndjeshme, veçanërisht në sektorë si infrastruktura kritike, teknologjitë e avancuara dhe të dhënat. Në këtë kontekst, dua të theksoj rëndësinë e Standardeve minimale të përbashkëta të zhvilluara për Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit. Edhe pse mekanizmi ynë nacional do t’i përshtatet realitetit tonë institucional dhe juridik, e vlerësojmë shumë rëndësinë e koherencës rajonale dhe i kemi parasysh këto standarde gjatë zhvillimit të mëtejshëm të procesit”, tha Murtezani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull