Murtezani: Politika e kohezionit është shtyllë kyçe e integrimit evropian dhe shtytës i ndryshimeve

5 Min. Leximi

Në thelbin e vetë projektit evropian qëndron angazhimi për nxitjen e bashkëpunimit, ndërtimin e urave dhe prishjen e barrierave që krijojnë kufij. Kjo është gjithashtu detyra themelore e politikës së kohezionit, si një shtyllë mbështetëse e integrimit evropian dhe si një shtytës i ndryshimit, e cila është veçanërisht e rëndësishme për format e ndryshme të bashkëpunimit ndërkufitar, ku vlerat evropiane njihen dhe zbatohen së bashku me të gjithë aktorët në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal në Bashkimin Evropian, por edhe më gjerë. Këtë e theksoi sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në konferencën përmbyllëse të projektit “Mbështetje nga BE-ja për zbatimin e Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian në Maqedoninë e Veriut”, në organizim të Ministrisë për Çështje Evropiane.

Murtezani, siç informoi ministria e këtij dikasteri, ka theksuar se bashkëpunimi është palca dhe thelbi i solidaritetit, të promovimit të mirëkuptimit të përbashkët dhe padyshim, i zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.

- Advertisement -

“Bashkëpunimi është palca dhe thelbi i solidaritetit, të promovimit të mirëkuptimit të përbashkët dhe padyshim, i zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Në bazën e vetë projektit evropian qëndron angazhimi për avancimin e bashkëpunimit, ndërtimin e urave dhe thyerjen e barrierave që i krijojnë kufijtë. Kjo njëkohësisht është edhe detyra themelore e politikës së kohezionit, si shtyllë mbështetëse e integrimit evropian dhe si një shtytës i ndryshimeve, e cila është veçanërisht relevante për format e ndryshme të bashkëpunimit ndërkufitar, ku vlerat evropiane njihen dhe zbatohen së bashku me të gjithë faktorët në nivel nacional, rajonal dhe lokal në Bashkimin Evropian dhe më gjerë”, deklaroi Murtezani.

- Advertisement -

“Janë të shumta nismat e përbashkëta që i ndjekin kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të Unionit, së bashku me vendet kandidate dhe partnerët e fqinjë, mes të cilëve, por jo vetëm, vendin e tyre e zënë programet për bashkëpunim ndërkufitar, programet trans-nacionale dhe ndër-rajonale, si dhe strategjitë makro-rajonale. Vendosja dhe avancimi i vazhdueshëm i tyre dhe mbindërtimi është tregues i qartë se bashkëpunimi territorial është një fuqi shtytëse serioze në kuptimin e kohezionit ekonomik, social dhe territorial”, tha Murtezani, duke shtuar se konferenca po mbahet në një moment, në periudhë në të cilën diskutimet për të ardhmen e bashkëpunimit territorial për periudhën pas vitit 2027 janë në kulmin e tyre.

Sipas tij, konsultimet, të cilat ende po vazhdojnë, kryesisht bazohen në ҫështjet që sot do të trajtohen nga panelistët e ҫmuar. “Përvoja e tyre e pasur profesionale dhe personale, si dhe lidhja e tyre me aspektet e ndryshme të bashkëpunimit territorial, janë garanci për diskutim të frytshëm. I falënderoj sinqerisht për kontributin e tyre, i sigurt se do të pasurojë kuptimin dhe perceptimin tonë për bashkëpunimin territorial dhe do të nxisë interes për programet e bashkëpunimit territorial, strategjinë Adriatiko-joniane dhe politikën e kohezionit të BE-së në kontekst e zgjerimit”, tha Murtezani.

Konferenca e sotme është pjesë e projektit “Mbështetje nga BE-ja për zbatimin e Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga Ministria për Çështje Evropiane. U organizuan tetë ngjarje rajonale dhe tre tematike me rreth 400 pjesëmarrës, me qëllim të promovimit të strategjive makro-rajonale. Megjithatë, ato janë ende më pak të njohura, gjë që e kufizon përmirësimin e sinergjisë me programet territoriale dhe pakon nacionale të BE-së.

“Strategjitë makro-rajonale nuk kanë burimet e tyre të mjeteve, dhe për këtë arsye përfshirja e tyre në instrumentet e ardhshme financiare të BE-së është me rëndësi vendimtare. Në këtë kontekst, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së, luan rol strategjik. Plani i rishikuar i veprimit i Strategjisë krijon parakushte për integrim më të mirë në bashkëpunimin territorial, ndërkohë që kryesimi ynë i ardhshëm i Strategjisë, do të japë impuls të ri për promovimin e saj”, njoftoi Murtezani.

Programet e bashkëpunimit territorial, të pranishme tanimë 15 vjet, ofrojnë mundësi unike ballafaqim me sfidat e përbashkëta dhe ndërtimin e kapaciteteve në të gjitha nivelet. Por, është i nevojshëm angazhimi i mëtejshëm për harmonizimin e legjislacionit, përpunimi i strategjive nacionale dhe përforcimi i kapaciteteve, veçanërisht në nivel lokal, që të shfrytëzohen plotësisht përfitimet nga politika e kohezionit të BE-së. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë potencialin e plotë të vendit tonë dhe do të sigurojmë standard më të mirë jetese dhe prosperitet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull