Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se ka marrë pjesë në seancën e Këshillit për Reforma në administratën publike, një nga kapitujt më të rëndësishëm në rrugën tonë evropiane.


“Përgatitja e Udhërrëfyesit të RAP-it është kyç për hapjen e Klasterit 1 që lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027. Reforma në këtë fushë nuk është vetëm administrative, por thelbësore për afrimin deri tek standardet evropiane të llogaridhënies dhe transparencës. Së bashku me institucionet dhe në konsultim me sektorin e shoqërisë civile, po punojmë në reformat që do të përshpejtojnë integrimin tonë në BE”, ka deklaruar Murtezani.