Murtezani: Përmbyllet me sukses dialogu Strategjik me SHBA-në, nuk është njëjtë të jesh aleat i SHBA-së dhe të jesh nongrata

1 Min. Leximi

Këshilltari i posaçëm i kryeministrit Hristijan Mickoski, Orhan Murtezani, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses cikli i radhës i Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Murtezanit, ky proces ka sjellë thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përforcim të partneritetit, si dhe koordinim më efektiv në disa fusha kyçe. Ai theksoi gjithashtu se janë diskutuar dhe avancuar projekte strategjike në disa sektorë me rëndësi të veçantë.

Në reagimin e tij, Murtezani nuk la pa komentuar edhe kritikat lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në delegacionin qeveritar, duke u shprehur se “atyre që nuk shohin shqiptarë në delegacionin për Dialogun Strategjik, u mbetet t’i shohin listat e zeza të aleatit tonë strategjik”.

Ai shtoi se ekziston një dallim i qartë mes të qenit aleat i SHBA-së dhe të qenit “non grata”, duke lënë të kuptohet një mesazh politik ndaj kundërshtarëve./zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull