Murtezani: Partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë, forcë shtytëse për integrimin në BE

1 Min. Leximi

Murtezani: Partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë, forcë shtytëse për integrimin në BE

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mori sot një konfirmim të fuqishëm, përmes vizitës së ministres së Austrisë për Çështje Evropiane, Klaudia Plakolm, dhe sekretares shtetërore të Sllovenisë, Neva Grasic.

Në njoftimin e tij, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se Austria dhe Sllovenia mbeten ndër mbështetësit më të zëshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se këto dy shtete mike ndajnë me Maqedoninë e Veriut vlera të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Murtezani shprehu mirënjohje të sinqertë ndaj ministres Plakolm dhe sekretares shtetërore Grašič për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke theksuar se partneriteti mes vendeve po forcohet në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit evropian.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull