Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, mori pjesë sot në Tiranë në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”. Në këtë takim, përkrah homologëve nga rajoni dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, u diskutua për hapat që do ta çojnë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit më të shpejtë në Tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se fokusi nuk është vetëm te deklaratat politike, por te vendimet dhe reformat që preken drejtpërdrejt nga qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Murtezani veçoi lehtësimin e pagesave përmes lidhjes me SEPA, përmirësimin e qasjes digjitale me WiFi4WB në 63 komuna, mundësitë e reja që sjell Qendra për Inteligjencë Artificiale “Vezillka”, si dhe efikasitetin më të madh në pikat kufitare brenda Korridoreve të Gjelbërta.
Ai shtoi se puna vazhdon për një Maqedoni të Veriut më të fortë, më të sigurt dhe më evropiane, në një rajon gjithnjë e më të bashkuar.

