Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Mal të Zi mer pjesë në Konferencën të nivelit të lartë për integrimin ekonomik rajonal të titulluar “Përforcimi. Integrimi. Rritje”, së bashku me kolegët e tij nga rajoni dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Në kuadër të sesionit të parë “Përfitimet e para-aderuese: nga SEPA në shtigjet e Gjelbra dhe më gjerë”, Ministrat për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorët me BE-në nga vendet e Ballkanit Perëndimor iu referuan zbatimit të Planit të ti të rritjes dhe prioritetet kryesore për shtytjen e integrimit rajonal dhe harmonizimin me Unionin, njofton INA.
Ministri Murtezani, në kontekst të integrimit, theksoi se Maqedonia e Veriut i ka pranuar plotësisht prioritetet rajonale të Planit për rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. “Që kur Bashkimi Evropian miratoi Planin e rritjes në nëntor 2023, Maqedonia e Veriut arriti progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt integrimit më të thellë në Union. Kjo nismë ishte kyçe në përafrimin e politikave tona nacionale me të drejtën e BE-së, duke vendosur bazë të qartë për qëllimin tonë përfundimtar – arritjen e anëtarësimit të plotë në BE. Me pjesëmarrje aktive në këtë plan, ne po përmirësojmë kuadrin tonë institucional, njëkohësisht përmirësojmë qëndrueshmërinë ekonomike dhe promovojmë zhvillim të qëndrueshëm. “Plani i Rritjes reflekton përkushtimin strategjik për reforma gjithëpërfshirëse që nxisin rritjen ekonomike, e përforcojnë qeverisjen dhe përforcojnë institucionet demokratike, ndërkaq me këtë avancohen aspiratat tona për aderim të plotë në BE”, theksoi MÇE Murtezani.
Në vazhdim teksti integral i fjalimit:
Të nderuar kolegë, të nderuar përfaqësues të mediave dhe mysafir të nderuar
Jam mirënjohës për mundësinë të Ju bashkohem në këtë mbledhje të rëndësishëm për dialogun e rëndësishëm “Përfitimet para-aderuese: nga SEPA nga shtigjet e Gjelbra dhe më gjerë”, me temë gjithëpërfshirëse “Përforcimi. Integrimi. Rritja. Këto fjalë realizojnë vizionin dhe përkushtimin të cilat Maqedonia e Veriut i përfshinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit të përforcuar në Bashkimin Evropian.
Në Maqedoninë e Veriut, përforcimi nuk është vetëm qëllim politik, por parim kryesues. Jemi të përkushtuar në përforcimin e institucioneve, të qytetarëve dhe ekonominë tonë. Duke menduar për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, arritëm progres të shkëlqyeshëm në zbatimin e Agjendës sonë reformuese.
Respektivisht, realizuam progres në sigurimin para-financiar përmes komunikimit me Komisionin, duke pasur parasysh se Marrëveshja për hua u miratua nga Qeveria dhe duhet të ratifikohet në Kuvend javën e ardhshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe në harmonizim të plotë me standardet e Komisionit evropian. Roli im si koordinator Nacional për IRR-në thekson përkushtimin tonë, së bashku me zhvillimin kornizës mirë të strukturuar për IRR. Kjo kornizë, e zhvilluar me kujdes me kontribute të institucioneve tona, do të sigurojë role dhe përgjegjësi të qarta, duke lehtësuar zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e plotë të prioriteteve tona.
Në aspiratën tonë për integrim, plotësisht pranuam prioritetet rajonale të Planit të rritjes. Mbështetja jonë për nismat si shtigjet e gjelbra potencon përkushtimin tonë për përmirësimin e procedurave doganore dhe zbatimin e vendimeve të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s. Platforma SEED ishte kyçe ndërkaq ne në mënyrë aktive hulumtojmë zgjerimin e saj me qëllim që të përfshimë gamë më të gjerë mallrash dhe rutash. Pilot -projekti me Greqinë Shtigjet e gjelbra, i cili ende është në vazhdim e sipër, është shembull i qasjes sonë proaktive me qëllim për të lehtësuar tregtinë.
Rritja është lulëzimi i përpjekjeve tona kolektive, fryti i dukshëm i përforcimit dhe integrimit. Është dëshmi e përkushtimit tonë, i cili shihet në inovacionet që dalin nga sipërmarrësit tanë, krijimtaria që vjen nga artistët tanë dhe fryma e paepur e durimit që përcaktojnë komunitetet tona. Strategjia jonë e rritjes është e rrënjosur thellë në partneritetet strategjike dhe reformat gjithëpërfshirëse, duke vendosur baza për të ardhme ku prosperiteti është i përbashkët dhe ka mundësi të shumta për të gjithë. Rritja nuk është vetëm kriter ekonomik, është themeli i shoqërisë së prosperuar, që reflektohet në vitalitetin e fuqisë sonë punëtore dhe fuqinë e shpirtit tonë kolektiv.
Kjo rritje reflektohet në projektet dhe nismat tona ambicioze. Kujdesemi për mjedis ku transformimi digjital nuk është vetëm qëllim, por realitet. Nismat si Wi-Fi falas për Ballkanin Perëndimor (Wifi4WB) dhe qendrat evropiane për inovacione digjitale po e përmirësojnë ndërlidhjen, duke siguruar që çdo cep i Maqedonisë së Veriut është i lidhur me botën digjitale. Këto projekte nuk janë të kahësuara vetëm në teknologji, ata janë të kahësuara drejt gjithëpërfshirjes, duke siguruar që të gjithë qytetarët tanë të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga ekonomia digjitale.
Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në SEPA shënohet me kërkesë zyrtare deri në Këshillin Evropian për Pagesa, i mbështetur nga përgatitjet e gjera dhe përmirësimet legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Këtë përpjekje e bëjmë për të përmirësuar pozicionin e sektorit tonë financiar dhe për të përforcuar marrëdhëniet tregtare në zonën ekonomike evropiane. Duke pranuar transformimin digjital, po japim përparësi nismave si Wi-Fi falas për Ballkanin Perëndimor (Wifi4WB) dhe Qendrat Evropiane të inovacione digjitale, kyçe për strategjinë tonë digjitale, duke përforcuar lidhjen dhe nxitjen e inovacioneve nëpër Maqedoninë e Veriut.
Në rajon, pjesëmarrja jonë aktive në Procesin e Berlinit dhe Planit të Veprimit për tregun e vetëm rajonal 2025-2028 është konfirmim i përkushtimit tonë për unitet dhe bashkëpunim. Me miratimin e fundit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale hapen mundësitë për njerëzit tanë, duke inkurajuar lëvizshmërinë dhe mundësitë nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me kalimin e kohës, komunikimi bëhet filli që lidh përpjekjet dhe aspiratat tona. Komunikimi në kohë, proaktiv dhe efikas është kyçe për zbutjen e pasojave të mundshme të dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Ministria për Çështje Evropiane, me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja, po përgatit Plani për komunikim dhe dukshmëri i cili do të ndriçojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE. Ky plan ka për qëllim të sjellë përfitimet e Agjendës sonë reformuese deri tek qytetarët dhe palëve të interesuara, duke siguruar se mundësitë dhe përfitimet janë të dukshme dhe të arritshme. Strategjia jonë do të zhvillohet nga qartësimi i dokumenteve programuese dhe mundësive për financim, deri në shfaqjen e ndikimeve reale të nismave tona, duke nxitur mirëkuptim dhe angazhim më të thellë midis të gjithë atyre që mund të përfitojnë prej tij.
Që kur Bashkimi Evropian miratoi Planin e Rritjes në nëntor 2023, Maqedonia e Veriut arriti progres të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit më të thellë në Union. Kjo nismë ishte vendimtare në harmonizimin e politikave tona nacionale me të drejtën e BE-së, duke vendosur bazë të qartë për qëllimin tonë përfundimtar – arritjen e anëtarësimit të plotë në BE.
Me pjesëmarrje aktive në këtë plan, ne po përmirësojmë kuadrot tona institucionale, njëkohësisht po përmirësojmë qëndrueshmërinë ekonomike dhe promovojmë zhvillim të qëndrueshëm. Plani i Rritjes pasqyron angazhimin strategjik për reforma gjithëpërfshirëse të cilat nxisin rritjen ekonomike, përforcojnë qeverisjen dhe i përforcojnë institucionet demokratike, ndërkaq me këtë po avancohen aspiratat tona për aderim të plotë në BE.
Për në fund, të vazhdojmë të përforcohemi, integrohemi dhe rritemi, duke krijuar trashëgimi progresi dhe prosperiteti për gjeneratat që vijnë.