Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se sot ka qëndruar në Dibër ku kanë marr pjesë në përurimin e një fushe sportive e cila është rikonstruar me mbështetjen finaciare të Qeverisë së RMV-së.
“Sot, së bashku me Ministrin e Sportit, z. Borko Ristov, Zëvendësministren për Sport, znj. Safije Sadiki Shaini, si dhe kandidatin për kryetar komune të Dibres, z. Fisnik Mela, morëm pjesë në përurimin e një fushe sportive e cila është rikonstruar me mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dibra është dhe mbetet qytet i dijes dhe i mikpritjes shqiptare.
Së bashku me z. Fisnik Mela dhe përmes projekteve kapitale me investime të qëndrueshme, do të transformojmë Dibrën në një qendër të turizmit, sportit dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Murtezani, raporton Alfax.mk
Murtezani: Me Fisnik Melën do ta transformojmë Dibrën në një qendër të turizmit, sportit dhe zhvillimit ekonomik

Ndani këtë artikull
