Murtezani: Mbështetja e Suedisë paraqet partneritet më të gjerë strategjik të bazuar në perspektivë të përbashkët evropiane

1 Min. Leximi

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot ishte nikoqir i delegacionit të ambasadorëve suedezë, me të cilët mbajtën tryezë të rrumbullakët në kontekst të mbështetjes suedeze për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.

Murtezani, siç bëri të ditur Ministria e Çështjeve Evropiane, shprehu mirënjohjen për mbështetjen parimore të Suedisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe procesit të saj reformues.

- Advertisement -

“Si donatori i vetëm më i madh dypalësh mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia kishte rol kyç në formësimin dhe përforcimin e përpjekjeve transformuese të vendit tonë. Kjo mbështetje ishte e rëndësisë thelbësore jo vetëm për të lehtësuar harmonizimin tonë me standardet dhe normat evropiane, por edhe për të përforcuar themelet e institucioneve tona demokratike, rezistencën ekonomike dhe qëndrueshmërinë mjedisit jetësor”, theksoi MÇE Murtezani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull