Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka bërë bilancin e një viti qeverisës duke theksuar rezultatet konkrete në procesin e integrimeve evropiane. Mes të arriturave përmenden ristrukturimi i ekipit negociues, themelimi i Akademisë së BE-së, sigurimi i 52.5 milionë eurove nga BE-ja, si dhe nisja e një projekti të parë në rajon për përkthimin e legjislacionit evropian me inteligjencë artificiale. Murtezani nënvizoi se integrimi evropian nuk është vetëm synim, por një politikë me rezultate të matshme për qytetarët.
Postimi i plotë:
📍 Një vit nga Qeveria e re. Një vit përkushtim për ta kthyer perspektivën evropiane jo si deklaratë, por si realitet i cili ndërtohet me rezultate.
👉 Në Ministrinë për Çështje Evropiane:
🔹 E reviduam strukturën negociuese dhe e themeluam Akademinë e BE-së
🔹 Finalizuam programimin e IPA-s 2025–2027
🔹 Siguruam 52.5 milionë euro përmes parafinancimit nga BE-ja
🔹 Filluam projektin pilot me inteligjencë artificiale për përkthimin e ligjit të BE-së – të parët në rajon
🔹 Hartuam sistem të ri për ndjekje, evaluim dhe revizion të reformave
🔹 E aktivizuam bashkëpunimin makrorajonal përmes marrjes së kryesimit me EUSAIR-in
Gjatë këtij viti dëshmuam se integrimet evropiane nuk janë thjesht synim, por politikë e cila realizohet. Proces i mbështetur në fakte, shifra dhe impakte konkrete për qytetarët. 🇲🇰🇪🇺