Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Murtezani dhe Rokas: Plani për rritje dhe reformat sjellin perspektivë konkrete evropiane për qytetarët dhe ekonominë

Përditësimi i fundit: 2025/03/28 at 1:51 PM
Publikuar March 28, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, mbajtën pres-konferencë të përbashkët në të cilën i prezantuan aspektet kryesore të Planit për Rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Rokas theksoi mbështetjen e fuqishme nga Bashkimi Evropian përmes masave konkrete financiare dhe strategjike, të cilat do të mundësojnë përshpejtimin e reformave, përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

- Reklamim -

Ministri Murtazani iu referua rëndësisë së komunikimit të qartë, transparent dhe efektiv me qytetarët, duke prezantuar Planin për komunikim dhe vizibilitet të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024-2027 të Maqedonisë së Veriut, i cili është i dedikuar për rritjen e besimit në proceset reformuese dhe vizibilitet më të madh të përfitimeve konkrete nga procesi eurointegrues.

Murtezani tha se përmes këtij Plani, qytetarët do të munden qartë t’i dallojnë rezultatet dhe efektet konkrete të reformave – nga përmirësimi i mjedisit biznesor dhe hapja e vendeve të reja të punës, deri te konkurrenca më e madhe ekonomike dhe përforcimi i institucioneve demokratike. Në këtë mënyrë, shtoi ai, Plani jo vetëm që do të rrisë vizibilitetin e aktiviteteve të cilat i realizojmë me ndihmën e BE-së, por gjithashtu do të përforcojë besimin e qytetarëve në procesin reformues dhe të ardhmen evropiane të shtetit tonë.

“Plani për komunikim dhe vizibilitet, i krijuar me mbështetjen e fuqishme dhe në koordinim të ngushtë me Delegacionin e Bashkimit Evropian, përfaqëson dokument strategjik. Gjithashtu ky është mesazh politik që Maqedonia e Veriut hapëron seriozisht dhe me përgjegjësi drejt të ardhmes së saj evropiane. Plani është orientim i përcaktuar dhe përkushtim i qartë për transparencë, çiltërsi dhe përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve tanë”, tha Murtezani.

Për të arritur atë, tha ministri, ky Plan ka tre shtylla të qarta dhe të rëndësishme:

E para është qasja e lehtë deri tek informatat e qarta dhe të sakta. Për këtë qëllim, do të krijojmë platformë online të specializuar, e cila do të jetë pikë qendrore për ndjekjen e të gjitha aktiviteteve, përparimit dhe rezultateve nga reformat. Kjo platformë do të sigurojë transparencë dhe do të mundësojë komunikim të drejtëpërdrejtë ndërmjet institucioneve dhe opinionit.
Elementi i dytë është përfishrja aktive e qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara relevante në procesin e reformave. Përmes ngjarjeve publike, diskutimeve dhe fushatave mediatike, do të mundësojmë komunikim dypalësh i cili do të nxisë dialog të hapur dhe do të ndërtojë partneritet të fuqishëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Shtylla e tretë është njohja dhe konsistenca në komunikimin përmesë identitetit të vetëm vizual. Me zhvillim të logosë së qartë, skemë ngjyrash dhe markë vizuale, do të sigurojmë që çdo aktivitet i lidhur me reformat dhe Planin për rritje është lehtësisht i dallueshëm dhe përcjellë mesazhin për vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta evropiane.
“Aktivitetet të lidhura me këtë Plan janë të strukturuara në tre faza: së pari, do të ndërtojmë koshiencën për reformat dhe mundësitë të cilat i ofron Plani për Rritje; së dyti, do të tregojmë rezultatet konkrete përmes historive të suksesshme të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve; dhe në fund, në fazën e tretë do t’i vlerësojmë aktivitetet tona të komunikimit dhe do t’i përshtatim sipas pritshmërive dhe nevojave tuaja. Ky Plan nuk është vetëm për komunikim dhe vizibilitet, ai gjithashtu është plan për besim dhe të ardhme të përbashkët evropiane. Sot, dërgojmë mesazh të qartë se reformat janë sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët. Qeveria nuk duhet të hapërojë e vetme në rrugën evropiane, por së bashku me qytetarët e saj, me mbështetje dhe besim të fuqishëm te Bashkimi Evropian dhe me vizion e cila i tejkalon sfidat aktuale. Qëllimi ynë nuk është vetëm të informojmë, por edhe të inspirojmë besim dhe pjesëmarrje aktive të të gjithëve në procesin e intergrimit evropian. Ky besim ndërtohet përmes komunikimit të qartë dhe transparent, i cili është i kuptueshëm për të gjithë – nga studentët dhe të rinjtë deri te komuniteti i biznesit, mediat dhe politikëbërësit”, përfundoi Murtezani.

TOP Lajmet

Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit
Lajme
HelloSafe rendit Shqipërinë si vendin më të bukur që duhet vizituar në vitin 2025
Lajme
Teravari: Tearca bëhet gati për fitoren e tetorit!
Lajme
Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet
Lajme
3shi.net 28 Mars, 2025 March 28, 2025
Artikulli i mëparshëm VLEN: BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar!
Artikulli tjetër “Avokatët e Gruevskit mbrojnë Bekteshin – Aleancat e vjetra dalin në shesh!”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    “Po flisni për raportet me Amerikë, e për deputetë keni njerëz në Listën e Zezë”, Jeta Xharra pyetjen e radhës për Bujar Osmanin?

    3shi.net April 8, 2024
    Mexhiti i drejtohet Ahmetit: Abaz, historia e shqiptarëve në RMV nuk ka filluar me ty, dhe nuk do përfundon me mua dhe Lëvizjen
    Mexhiti: Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!
    Mexhiti porosit shqiptarët: Rrini rahat, koha e BDI-së ka përfunduar, shqiptarët janë në pushtet
    Mexhiti: Qeveria institucionalizon Marrëveshjen e Ohrit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: BDI-ja nuk përfaqësohet më nga kriminelë që e kanë vendin prapa hekurave

    May 16, 2025
    Lajme

    Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

    May 16, 2025
    Lajme

    Modulari/ Familjarët: Jeta e njeriut vlenë 1 muaj burg!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    Lajme

    Shkup/ 37-vjeçari dhunoi një grua në një parking, Prokuroria ngrit aktakuzë dhe jep detaje nga ngjarja

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?