Murtezani: BE më e interesuar për zgjerim pas pushtimit rus në Ukrainë

1 Min. Leximi

Është e dukshme, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, se BE-ja është më e interesuar për pranimin e anëtarëve të rinj, deklaroi në Kopenhagë ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, para fillimit të takimit joformal me kolegët e tij nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia, Turqia dhe Ukraina.

Evropa është shumë më e interesuar, veçanërisht me integrimin e përshkallëzuar, për çka po bëjmë gjithçka që mundemi. Ajo që duhet të bëjmë tani është të sigurohemi që përpjekjet që po i investojmë të japin rezultat sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj se deri në vitin 2030 të gjitha vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor mund të jenë anëtare të BE-së, shtoi Murtezani.

- Advertisement -

Sipas tij, takimi i sotëm në Kopenhagë nuk është vetëm një mbledhje, por edhe një mesazh se vendet kandidate për anëtarësim nuk janë lënë jashtë, por ulen në të njëjtën tavolinë me shtetet anëtare të BE-së.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull