Murati thotë se ka rritje rekorde të qarkullimit,Bajrami i kërkon përballje

3 Min. Leximi

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e deputetja e LDK-së që ka qenë ish- ministre e Financave, Hykmete Bajrami janë përplasur nga distanca, pas një statusi të ministrit në detyrë Murati që deklaroi për një rritje rekorde të qarkullimit të bizneseve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që tha se shënon një rritje prej 10.3 për qind.

Deputetja e LDK-së ka thënë se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se nëse Murati nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, është gati për përballje më të.

“Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre. Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë. Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta cakton kohën dhe vendin”, ka shkruar Bajrami.

Ndaj saj ka reaguar ministri në detyrë. Sipas tij ekonomistët e LDK-së nëse duan të ofrojnë kundëragumentin e inflacionit, do duhej të kishin njohuritë e mjaftueshme që të bëjnë përllogaritjen e shifrave të përshtatura për inflacion.

“Por nuk e bëjnë asnjëherë – ose sepse nuk dinë ta bëjnë llogaritjen, ose dinë ama atëherë do ta humbnin argumentin se do u duhej ta pranonin që edhe kur hiqet inflacioni del se ka rritje të theksuar – e kundërta e asaj që ata vazhdimisht proklamojnë rrejshëm. Dhe kur jemi te rritja e çmimeve, rritja më e madhe ka ndodhur tek produktet bazike ushqimore, një pjesë si rezultat i rritjes globale të çmimeve, por pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur si rezultat i pangopshmërisë së supermarketeve – gjë që dëshmohet edhe me rritjen e fitimit neto të tyre”, ka shkruar Murati.

- Advertisement -

Ministri në detyrë thotë se, ishte pikërisht LDK-ja me ekonomistët e saj, që sot, sipas tij, derdhin lot krokodili për inflacionin, të cilët e kundërshtuan Ligjin për Çmime Tavan, për të mundësuar supermarketet të rrisnin çmimet në kurriz të qytetarëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull