Sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit përfundoi gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, dhe të akuzuarit Mile Janakieski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Vladimir Atanasovski lirohen nga ndjekja penale. Ata ishin të akuzuar për veprën penale “Rrezikim terrorist i rendit kushtetues”, në lidhje me sulmin në Kuvend më 27 prill 2017.
Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit.
“Ka përfunduar seanca kryesore, mund të shkoni, jeni të lirë”, u tha të akuzuarve gjyqtari Ilija Trpkov.