Muhamet Elmazi: Transformimi në Radushë ka nisur, “Berlin Arena” do të marrë pamje moderne!

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski dhe me zv/ministren Safije Sadiki, kanë shpalosur fillimin e projektit për rikonstruimin e stadiumit “Berlin Arena” në Radushë.
“Në fshatin Radushë, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, zv.ministren Safije Sadiki Shaini dhe funksionarë të tjerë të koalicionit VLEN, shpalosëm fillimin e projektit për rikonstruksionin e stadiumit “Berlin Arena”.
Me këtë investim, stadiumi do të marrë një pamje të re dhe moderne, dhe do të përputhet me standarde bashkëkohore sportive.
Transformimi në Radushë sapo ka nisur. Projektet zhvillimore për banorët do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh.
Besimi dhe mbështetja e qytetarëve janë garancia më e fortë se ndryshimi do të kurorëzohet me fitore në zgjedhje”, ka deklaruar Elmazi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull