Muhamet Elmazi: Radusha tani ka ambulancën e vet moderne, ndryshimi ka filluar!

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi ka marrë pjesë në hapjen e ambulantës në fshatin Radushë. Elmazi shkruan se ndryshimi i prematur për qytetarët veçmë ka filluar.
“Pas gati dy vite pritjeje, sot Radusha ka ambulancën e vet funksionale me kushte moderne dhe mjek nga fshati.
Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Publik, Samir Iseni, bëmë hapjen solemne të kësaj ambulante, e cila shënon një hap të madh për shëndetin, kujdesin dhe dinjitetin e çdo banori të Radushës.
Shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve do të thonë më shumë siguri, më shumë kujdes dhe një cilësi më e mirë e jetesës për të gjithë.
Ndryshimi veçmë po ndjehet! Urime!”, ka shkruar Elmazi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull