Muhamet Elmazi premton ekskurzion falas për pensionistët e Sarajit

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka shpallur një nismë të veçantë kushtuar pensionistëve të komunës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se pensionistët do të kenë mundësinë të përfitojnë një ekskurzion falas, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj gjeneratave që, siç thekson ai, ndërtuan dhe kontribuuan për komunën.

- Advertisement -

Elmazi ka potencuar se ky është një hap i vogël për t’ua kthyer atyre kujdesin që meritojnë, duke vënë në pah rëndësinë e politikave sociale dhe angazhimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së të moshuarve në Saraj.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull