Muhamet Elmazi premton: 4 shkolla të reja, 3 çerdhe dhe rikonstruksion të 3 shkollave ekzistuese në Saraj

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke shpalosur njëkohësisht edhe zotimet e tij për përmirësimin e kushteve në arsim.

“Elmazi theksoi se arsimi është themeli i së ardhmes dhe se përkushtimi i tij është i qartë: ndërtimi i katër godinave të reja të shkollave fillore, rikonstruksioni total i tre godinave ekzistuese dhe ndërtimi i tre çerdheve lokale.”

- Advertisement -

Ai shtoi se ky angazhim vjen si zotim i drejtpërdrejtë për fëmijët dhe familjet e Sarajit, që fëmijët të mësojnë e të rriten në kushte më të mira, më moderne dhe më dinjitoze.

- Advertisement -

Në fund, Elmazi uroi që viti i ri shkollor të sjellë dije, suksese dhe frymëzim për çdo fëmijë të Sarajit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull