Muhamet Elmazi nga Bukoviqi: Energjia e qytetarëve do të kthehet në fitore historike për Sarajin!

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komën e Sarajit, Muhamet Elmazi, sonte në një tubim madhështor në fshatin e Bukoviqit, ka deklaruar se mikpritja e banorëve tregon se ndryshimi është i pashmangshëm.
Sipas tij, kjo energji do të kthehet në fitore të madhe në Saraj.
“Në Bukoviq, në vendlindjen e bartësit të listës së këshilltarëve nga radhët e VLEN-it, Amir Idrizi, na priti një popull fisnik, me mikpritje bujare dhe pjesëmarrje masovike.
Atmosfera e ngrohtë dhe besimi i fortë në ndryshim janë shenjë e qartë se fitorja po vjen. Amiri e ka kryer punën me zemër e përkushtim, ku personaliteti i tij pozitiv ka reflektuar fuqishëm te bashkëfshatarët, të cilët në NJË ZË janë vendosur për ndryshimin e madh më 19 tetor.
Bashkë do ta kthejmë këtë energji në fitore të madhe për Sarajin!”, ka deklaruar Elmazi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull