Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, i është kundërpërgjigjur rivalit të tij Blerant Ramadani, i cili në një status kishte premtuar “ndezjen e dritave të fitores”.
Elmazi theksoi se qytetarët e Sarajit nuk kanë nevojë për fjalë boshe, por për ndryshim të vërtetë pas dekadave qeverisje nga BDI-ja. Ndërkohë Blerant Ramadani është bërë bashkë me BDI-në e cila ka lënë komunën në errësirë pa ujë, pa kanalizim, pa transport publik dhe pa nevojat elementare.
“Vërtetë edhe 30 ditë do t’i ndezim dritat e shpresës për qytetarët e Sarajit. Mjaft më zi!”, ka shkruar Elmazi, duke paralajmëruar fundin e një epoke të neglizhencës dhe fillimin e një vizioni të ri për komunën.