Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka theksuar rëndësinë e veçantë të Matkës, duke e cilësuar si identitet të kësaj komune.
“Matka nuk është vetëm kanjon, është identiteti i Sarajit. Është pasuri natyrore dhe shpirtërore që duhet ruajtur dhe zhvilluar”, ka shkruar Elmazi.
Ai ka bërë thirrje që kjo pasuri unike të trajtohet me kujdes e përgjegjësi, duke u ruajtur si trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe njëkohësisht duke u zhvilluar në funksion të turizmit dhe mirëqenies së qytetarëve të Sarajit.