Muhamed Murtezi: Fitore e VLEN-it në Çair dhe gjithandej

1 Min. Leximi

Bartësi i listës së këshilltarëve të VLEN-it në këshillin e komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ishte ai që bëri hapjen solemne të Shtabit zgjedhor sonte, ku emocionet dhe entuziazmi i qytetarëve mbizotëruan atmosferën.

Në fjalimin e tij para qytetarëve, Murtezi u shpreh:

- Advertisement -

“Sikur të ma kishte lejuar skenari dhe rrethanat do të kisha qëndruar para jush pa thënë asnjë fjalë, do kisha qëndruar para kësaj pamje mahnitëse që reflekton fitoren e 19 tetorit, fitoren e VLEN-it në Çair dhe gjithandej. Prezenca juaj sonte është paralajmërim më i mirë i fitores sonë. Unë besoj se bashkë do të korrim fitoren e bereqetshme dhe këtë fitore do ta konfirmojmë që në raundin e parë. Ne nuk do të ndalemi, kjo prezencë madhështore duhet të na jep motivim shtesë, të trokasim në çdo derë, të fitojmë zemrën e çdo qytetari tonë pasi Çairi është shtëpia jonë e përbashkët, është zemra jonë dhe me këtë rast të gjithë bashkë themi vetëm për ty Çair,” deklaroi Murtezi.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull