Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, zhvilloi një takim me aktivin politik të koalicionit VLEN, ku u diskutua strategjia për fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Elmazi theksoi se përgatitjet për hapjen e shtabit zgjedhor janë një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit që i pret qytetarët e Sarajit.
“Së bashku me aktivin politik të VLEN-it po ndërtojmë strategjinë e fitores në Saraj. Kjo parapërgatitje për hapjen e shtabit do të jetë vetëm fillimi i ndryshimit që po vjen!”, shkroi Elmazi.
Takimi u cilësua si një dëshmi e organizimit dhe vendosmërisë së VLEN-it për të sjellë energji të re dhe qeverisje ndryshe në Saraj.