Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar takim me banorët e Arnaqisë, ku është pritur me energji dhe ide të reja për të ardhmen e vendbanimit.
“Arnaqia duket gati për një fillim të ri. Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëbisedoj me banorët të cilët kanë energji dhe ide të freskëta për vendbanimin e tyre,” tha Elmazi.
Ai theksoi se banorët nuk duan më që çështjet e ujit dhe kanalizimit të mbeten kryetemë e kërkesave të tyre edhe pas katër vitesh, duke shtuar se ata tashmë janë përcaktuar për ndryshim.
“Elmazi theksoi se tetori i ndryshimit është më afër se kurrë,” përfundon njoftimi i tij.