Kandidati i koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, nga konaku i familjes Ismani në Rashçe është shprehur se janë shumë familje të cilët po kthehen nga rruga e vjetër drejt një vizioni të ri politik.
“Rashçja ishte ndalesa jonë e radhës, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti dhe aktivin politik të VLEN-it, qëndruam në konakun e familjes Ismani.
Me zemër të hapur dhe me vendosmëri të qartë, familja Ismani iu bashkua idesë së ndryshimit, një hap i madh dhe domethënës që tregon kthimin e shumë familjeve nga rruga e vjetër drejt një vizioni të ri politik. I falënderojmë për mbështetjen dhe besimin.
Çdo konak, çdo takim, çdo dorë e shtrënguar është dëshmi e forcës sonë të përbashkët dhe e fitores që po afrohet me hapa të sigurt!”, ka deklaruar Elmazi.
