Muhamed Elmazi në Radushë: Banorët shpalosin problemet dhe shpresat për ndryshim

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar takim me banorët e Radushës. Ai theksoi se mikpritja e tyre i ka dhënë energji të re dhe se bashkëbisedimi ka nxjerrë në pah sfidat e përditshme me të cilat përballen banorët e këtij vendbanimi.

“Elmazi u shpreh se përveç problemeve, banorët e Radushës kanë ndarë edhe idetë dhe mundësitë që i presin me ndryshimin e madh që vjen. Ai shtoi se këto takime i forcojnë bindjen se Saraji mund të bëhet vend më i mirë për të gjithë,” thuhet në statusin e tij.

- Advertisement -

Nga takimi është publikuar edhe një fotogaleri që reflekton atmosferën dhe pjesëmarrjen e banorëve të Radushës.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull