Muhamed Elmazi në Matkë: Banorët mezi presin ndryshimin!

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, zhvilloi një vizitë në Matkë, ku filloi me një takim në shkollën e zonës për të parë nga afër kushtet e mjerueshme në të cilat mësojnë fëmijët.

Gjatë takimit, banorët ndanë me të kërkesat e tyre të thjeshta, por jetike, të cilat ende mbeten të pazgjidhura. Elmazi u zotua se do të punojë fuqishëm për t’i përmbushur këto kërkesa dhe për të siguruar prosperitet në këtë zonë me potencial të madh për zhvillim.

- Advertisement -

Ai theksoi se banorët e shprehen me entuziazëm dhe mezi presin ndryshimin, dhe se këtë ndryshim do ta bëjnë së bashku me ta.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull