Muhamed Ali emërohet Drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave

1 Min. Leximi

Shkup, 27 maj – Me nder dhe përgjegjësi të madhe, sot mora detyrën si Drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj pozite dhe sfidat që sjell me vete. Do të angazhohem maksimalisht për të siguruar reagim të shpejtë dhe efikas ndaj krizave – përmes koordinimit të fortë ndërmjet institucioneve, rritjes së kapaciteteve dhe komunikimit të hapur me qytetarët.

- Advertisement -

Në veçanti, falënderoj Kryetarin Izet Mexhiti dhe gjithë strukturën e koalicionit Vlen për besimin dhe përkrahjen.

Ndryshimi që solli “Vlen” po dëshmon çdo ditë përkushtimin për të ndërtuar një ambient ku kuadrot e reja marrin përgjegjësi dhe kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve më funksionale dhe më afër qytetarit.

Me përkushtim dhe transparencë – për një menaxhim më të mirë të krizave!

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull