Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane

2 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matshme që vetë BE ka vendosur, por se vendosmëria, një qasje e drejtë dhe një rrugë e parashikueshme janë të nevojshme për përparimin e vendit dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike: anëtarësimin në NATO, angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ministri iu referua gjithashtu anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë edhe Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe marrëveshjeve të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë.

Lidhur me ekonominë, Ministri theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë për sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me PBPV-në.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull