Muajin e kaluar në RMV janë shqiptuar 23.844 sanksione ndaj shoferëve, 7.437 për shpejtësi mbi të lejuarën

1 Min. Leximi

Gjatë muajit  shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut.  Ministria e Punëve të Brendshme  informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt.

 “1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë sanksionuar 475 këmbësorë. Numri më i madh i kallëzimeve për kundërvajtje janë për parkim jo të rregullt – 5 746 kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull