MPB: Ndalohet 30-vjeçari që gjuajti me armë në Çair

1 Min. Leximi

Nga MPB thonë se kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me armë. Sipas Policisë, fillimisht kishte pasur raportime për gjuajtje me armë në rajonin e Çairit.

“Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dizhon” në Shkup, punonjës policie nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup arrestuan R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45, SPB Shkup kishte marrë njoftim se në territorin e Çairit dëgjoheshin të shtëna armësh, pas çka u ndërmorën menjëherë masa dhe aktivitete përkatëse”.

“R.T. u gjet dhe u arrestua në vendngjarje me armën në dorë. Pas dokumentimit të rastit, kundër R.T. do të ngritet aktakuzë sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull