MPB: Arrestohen dy persona në Çair, rrejshëm janë prezantuar si vëzhgues

1 Min. Leximi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të cilët në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit janë prezantuar rrejshëm si vëzhgues zgjedhor.
Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.
Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.
MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull