Dr. Rijad Imeri
Prej kur na qenka haram apo gjynah me ia hap derën ndokujt që ka shpreh dëshirën me të ardh në konak?
A nuk ishte cilësi e Pejgamberëve mikpritja?
Prej kur qenka haram me ia përmend njeriut të mirat që i ka ba? E me falenderu për to?!
Muhamedi a.s. i lavdëronte prijësit e fiseve të ndryshme, nëse në ta shihte ndonjë virtyt apo diç pozitive, edhe nëse nuk ishin fare musliman!
Prej kur qenka haram dhurata? Përderisa dhurata është prej vlerave islame!
Prej kur njeriu po identifikojka me një parti apo ideologji, vetëm përmes një vizite! A nuk e vizitonin Pejgamberin a.s. prijës me kryq më të madh se koka mbi gjoks! Por askush nuk e akuzonte Pejgamberin për ndryshim të bindjes!
Pse bëhemi kaq naiv? As nuk të viziton! As nuk ta troket derën! E nëse dikush të viziton, fillojnë të etiketojnë e të fyejnë!
A i takon ky nivel besimtarit?
Naiviteti ynë shkon gjer në atë pikë sa që nëse e dojmë dikë, e dojmë me të mirat e me të këqijat që i ka, e nëse e urrejmë dikë, e urrejmë me gjith të mirat e të këqijat që i ka!
Pra edhe në të parën edhe në të dytën rënd gabojmë, se vlerësimi është i mangët, e kjo të dërgon në paragjykim, e paragjykimi është mëkat, ashtu siç e ka cilësuar Zoti në Kuran.
O njerëz nëse dëshironi t’i fitoni zgjedhjet, qartësoni idealet tuaja, merruni me problemet reale dhe rrënjësore të shoqërisë, paraqitni zgjidhje logjike për to e jo imagjinare, rriteni nivelin e kreativitetit më shumë se sa nivelin e urrejtjes, krijoni miqësi sa më shumë dhe evitoni armiqësitë, bëhuni bashkpunues e jo indifert, tregoni praktikisht se nuk zhvilloni politikë sezonale sa për vjelje votash, mos mbyllni dyer ende pa i trokitur ato dhe dijeni se as feja e as kombi nuk fillon me juve e as nuk përfundon me ju, e as me asnjë parti!
Paqe!