Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

“Mos mashtroni, punoni najsend”, “zgjedhjet janë afër, 9 shkurti po vjen”, kritikat që sot opozita ia bëri Kurtit

Përditësimi i fundit: 2024/08/24 at 8:01 PM
Publikuar August 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë adresuar sot kritika në drejtim të Qeverisë Kurti.

LDK përmes kryetarit të saj Lumir Abdixhiku e AAK përmes kryetarit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, kanë akuzuar qeverinë për mospunë dhe arrogancë, ndërsa ia kanë kujtuar kreut të ekzekutivit se zgjedhjet janë afër, shkruan Reporteri.net.

- Reklamim -

Kreu i LDK-së thotë se Qeveria aktuale ka përgjegjësi të plotë në Trepçë pasi ka katër vite që e menaxhon, e ka caktuar Bordin e Menaxhmentin, dhe se duhet të zgjedhin probleme e jo të ofendojnë minatorët.

Ai ka thënë se Qeveria duhet ta mbajë mend arrogancën e saj pasi zgjedhjet janë afër.

“Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka parashtruar pesë pyetje Qeverisë që lidhen me arsimin, rrugët, pensionet, shëndetësinë dhe Bordin e RTK-së.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kthehet në realitet dhe të punojë najsen, dhe të mos mashtrojë, shkruan Reporteri.net.

“I madh e i vogël në këtë vend është duke u marr me tema të sigurisë e tema të nivelit të lartë, pa pasur kurfarë dije e as njohurie për to. Tani, është mirë t’i kthehemi jetës në Kosovë, t’u kthehemi problemeve të cilat janë bërë të papërballueshme për funksionimin normal të mirëqenies së një familje.

Janë 5 pyetje që kërkojnë përgjigje shpejt.

1. Një javë para fillimit të vitit shkollor, kur do të dalin paratë për libra dhe a është gjithçka gati për vitin e ri shkollor? Asnjë përgjigje dhe qetësi nga MAShTI.

2. A do të përfundojnë para dimrit këto rrugë? A do të hyjmë në vitin 2025 me katrahurën e rrugëve që i lidhin Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën e Podujevën me kryeqytetin? Dhe, a do t’i rimbursoni mbi 2500 biznese të cilat janë para bankrotimit?

3. Kur do t’i rrisni pensionet? A po pritni për ta bërë këtë para fushatës zgjedhore? A e dini që Interlokutori i Kurtit në dialog, Vuçiq, ka njoftuar se nga 1 dhjetori 2024 do të rriten pensionet në Serbi. Ky i yni, jo vetëm që përmes dialogut nuk i ka kthyer mjetet e vjedhura nga Serbia, siç kishte premtuar gjatë kohës në opozitë, por i ka lënë pensionet në nivel të asistencës sociale, që nuk u ofron të moshuarve as mjete të mjaftueshme për trajtim shëndetësor!

4. A do të hiqni dorë nga kapja e institucioneve të pavarura dhe a do të ndaleni me sulmet e juaja, e më së keqi me kthyer RTK-në në organ partiak? Cili është kriteri për përzgjedhjen e tre anëtarëve tjerë të Bordit.

5. Kur do të kalojë Ligji për Sigurimet Shëndetësore? E di që për pagat në sektorin publik as që e keni në plan, as nuk do ta bëni kur ta sillni buxhetin e vitit 2025.

Përgjigjuni në këto pyetje e mos u mundoni të merreni me tema të mëdha, se sot për sot këto çështje janë interes qytetar e shtetëror.

Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend!”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 24 Gusht, 2024 August 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Agresioni rus/ SHBA njofton 125 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin
Artikulli tjetër Përvjetori i LD-së, Mexhiti: Para një viti na shihnin me skepticizëm, por sot, ja ku jemi!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Zekolli-Shaqiri: Nënshkruhen 40 kontrata për shit-blerjen e banesave shoqërore, një hap drejt drejtësisë sociale

    3shi.net February 12, 2025
    Ibrahimi: Ali Ahmeti dëshiron destabilizimin e vendit, por dje e mori porosinë nga SHBA se nuk do të lejohet ta bëjë
    Mbështetje masive në hapjen e shtabit të koalicionit VLEN në Çair
    ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
    Kasami i përgjigjet Ahmetit: Nuk e ke hallin e shqiptarëve! Thuaju struganëve sa mori dhëndrri yt nga biznesi me mazut!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?