Mjekët “ndezin” alarmin! Paracetamoli – sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

2 Min. Leximi

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues – shpesh me pasoja fatale.

Mjeku Niko Beqarovski ka ngritur alarmin edhe për vendin tonë duke bërë thirrje për më shumë vigjilencë dhe kontrolle të prindërve.

- Advertisement -

Mjeku Niko Beqarovski përmes Facebookut ka paralajmëruar për sfidën e re të rrezikshme në TikTok që ka nis të qarkullojë nga fillimi I vitit. Bëhet fjalë, sic njofton KlanM, për konsumimin e dozave të mëdha të paracetamolit tek të rinjtë.

“Sado që të jetë e çuditshme, helmimet me paracetamol janë helmime më vdekjeprurëse me ilaçe. Madje edhe doza të vogla 1- deri 15 tableta shkakojnë dëmtime të mëlçisë, kurse helmimet me mbi 50 tableta shpeshherë përfundojnë me vdekje edhe gjatë mjekimit intensiv” – shkruan në Facebook mjeku Beqarovski, duke rikujtuar se çdo vit, 30% deri 50% të transplanteve akute të mëlçisë në SHBA dhe Evropë bëhen për shkak të helmimit me këtë ilaç.

Mjeku, sic njofton KlanM, bën thirrje që prindërit t`i kontrollojnë fëmijtë e tyre, sic thotë, para se të ndodh ndonjë tragjedi e re.

Por, edhe nëse ndodh helmimi, rekomandon masa dhe menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore, pasi sipas tij, sekondat ndonjëherë shpëtojnë ose humbin jetën e të rinjve.

- Advertisement -

Mjeku Beqarovski, sic njofton KlanM, ka shpërndarë edhe një artikul të një media të Zvicrës me titull “TikTok ‘sfida e paracetamolit’ shqetëson mjekët zviceran”, ku thuhet se disa kantone në Zvicrën perëndimore po paralajmërojnë kundër “Sfidës së Paracetamolit” që aktualisht është i shfrenuar në mediat sociale si TikTok.

Sipas medias zvicerane, autoritetet shëndetësore të kantoneve Fribourg, Jura dhe Vaud paralajmëruan të enjten popullatën për rreziqet e kësaj praktike. Farmacitë, sic percjell KlanM, janë thirrur të jenë më vigjilente kur u shesin këtë ilaç të rinjve, njoftuan kantonet.

Paracetamoli është një nga qetësuesit më të përdorur në botë. Përbërësi aktiv gjendet në ilaçe të shumta si Paracetamol-Mepha, Dafalgan, Panadol, Neocitran, Algifor dhe të tjerë. /tvklan.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull