Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Mitsotakis: Greqia me qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës

Përditësimi i fundit: 2024/02/12 at 8:39 PM
Publikuar February 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën në Beograd se qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, ndërsa mënyra më e mirë për të siguruar qëndrueshmërinë në rajon është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton VOA.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin diskutoi bashkëpunimin në sektorin e energjisë ndërmjet Beogradit dhe Athinës.

- Reklamim -

Greqia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por i ka pranuar herët pasaportat e saj dhe ka lejuar hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë.

“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar dhe ne vazhdojmë të besojmë se rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është përmes ndërmjetësimit dhe dialogut evropian, që do të kontribuonte shumë në qëndrueshmërinë e rajonit, një qëllim që ne të gjithë e synojmë. Ne i kemi vëzhguar dhe ndjekur nga afër zhvillimet e muajve të fundit dhe zoti Vuçiç po kërkon qëndrueshmëri”, tha kryeministri grek, sipas një përkthimi zyrtar.

Ai i shprehu mbështetjen anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është qëllim strategjik i bllokut.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë dhe përshpejtojë rrugën evropiane dhe pret shenja të qarta nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e saj në këtë rrugë.

Por ndonëse pohon një synim të tillë, Serbia ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Integrimi i Serbisë sikurse edhe i Kosovës në Bashkimin Evropian kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Një vit më parë palët u pajtuan për një marrëveshje që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja u mirëprit nga diplomacia perëndimore dhe pati një shkallë optimizmi se zbatimi i saj do të fillojë menjëherë. Por, kjo nuk ndodhi dhe palët kaluan periudha tensionesh të larta.

Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.

Në dhjetor Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon një njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina ende nuk ka filluar punën për asociacionin.

Bashkimi Evropian përsëriti disa herë se marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për palët.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 12 Shkurt, 2024 February 12, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari: Më 8 maj fitorja e opozitës shqitpare do të jetë e thellë
Artikulli tjetër Azir Aliu: As s’e kemi kalkuluar se do të shkarkohemi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    “Shoqja e humbur në Suedi”, sekreti që mund të ketë shkaktuar vrasjen e Liridonës!

    3shi.net February 6, 2024
    Mexhiti priti në takim Eirik Nestas Mathisen, përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
    Super ndeshje sot në top-ligat evropiane
    Hamza: VV-ja nuk kishte gatishmëri për zgjedhje të parakohshme
    (VIDEO) Fillon shembja e objekteve të egra – Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?