Miratohet buxheti i Tetovës, Kasami: Hapet rruga për investime konkrete

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se me shumicë votash është votuar buxheti për vitin 2026, përcjell Alfax.mk
“Me shumicë votash u votua buxheti për vitin 2026!
Një buxhet që reflekton përgjegjësi, vizion dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm. Me këtë vendim hapim rrugë për investime konkrete, projekte të reja dhe përmirësim të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve.
Falënderoj këshilltarët për sugjerimet, idetë dhe debatin konstruktiv!
Tetova s’ndalet!”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull