Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar listën e shkollave fillore dhe të mesme që kanë përfituar projekte me karakter multietnik në Maqedoninë e Veriut.
“Qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira të aktiviteteve për mes të cilave kultivohen marrëdhënie harmonike e që bazohen në respektimin e dallimeve, ndërtimin e një shoqëri multikulturore dhe multietnike me çka mundësohet ngritje e institucioneve edukativo arsimore të suksesshme bashkëkohore dhe efektive të cilat promovojnë vlera multikulturore dhe multietnike, qasje të individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv shumëkahësh në ambient shkollor të këndshëm dhe nxitës”, sqaroi Ministria.
Në listën e shkollave fillore janë përfshirë 59 shkolla fillore, ashtu që disa janë në mënyrë të pavarur, ndërsa disa projekte do të realizohen nga dy shkolla partnere.
Në konkurs janë përzgjedhur edhe 20 projekte nga shkollat e mesme, ku 12 projekte do të realizohen nga dy shkolla partnere, ndërsa 8 projekte tjera vetëm nga një shkollë.